English

Wallander: Shqiperia, Rol Te Veçantë Për Integrimin Sa Më Të Shpejtë Të Ballkanit Perendimor Në Nato

- Zv/ministre e jashtme, Edith Harxhi pret zv.asistent sekretaren amerikane të mbrojtjes, Wallander- TIRANE, 10 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - "Shqipëria mund të luajë një rol të veçantë edhe në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën e Atlantikut të Veriut", deklaroi sot Zv/asistent-sekretarja amerikane të Mbrojtjes, Celeste Wallander në takimin me zv/ministren e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi. Burime zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fushën e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes, mbi situatën dhe zhvillimet në rajon dhe mbi perspektivën Euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor. Zv/ministrja e Jashtme, Harxhi e siguroi Wallander se, Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s është e vendosur të forcojë dhe thellojë më tej parneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e ngushtë me SHBA si dhe të vazhdojë kontributin për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit si në rajonin e Ballkanit, ashtu edhe në vende të tjera në kuadër të misioneve ushtarake, si në Afganistan, Irak, etj. Në këtë çështje, zv/asistent-sekretarja Amerikane e Mbrojtjes vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në misionet ushtarake, por dhe rolin moderues dhe proaktiv, që Shqipëria ka luajtur dhe po luan në rajon./n.m/
KOMENTE