English

Zgjedhjet në Hungari, fitojnë liberalët dhe laburistët

Amsterdam, 10 Qershor, NOA – Sondazhet e para të publikuara në Hollandë për zgjedhjet e parakohshme mbi parlamentin e ri të vendit, tregojnë se të parët në listë renditen liberalët e Mark Rute dhe laburistët e Job Kohen të cilët do të marrin secili nga 31 mandate në legjislativ.

Ndërsa partia e ekstremit të djathtë e Gert Uilders renditet e treta me 23 mandate duke marrë 14 vende më shumë nga zgjedhjet e kaluara.

Po kështu, nga sondazhet paraprake të zgjedhjeve të djeshme, është vënë re një rënie drastike e popullaritetit të social-demokratëve të kryeministrit aktual, Jan Peter Balkenende të cilët siglojnë vetëm 21 vende, 20 më pak nga mandatet aktuale.

Partia Liberale, në fakt, parashikohej si fituese pasi ka bërë fushatë për shkurtime të thella të buxhetit, për një qeveri më të vogël dhe më pak të mira për emigrantët.

Këto votime ishin të parakohshme, pas shpërbërjes së koalicionit së qendrës së djathtë të kryeministrit Jan Peter Balkenende, si pasojë e zënkave për misionin në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE