English

Afrikë E Jugut - Mbesa E Mandelës Humb Jetën Në Një Aksident Rrugor

LE CAP (Afrikë e Jugut), 11 qershor /ATSH-AFP/ - Zenani Mandela, mbesa e Nelson Mandelës, 13 vjeçe, humbi jetën në një aksident rrugor pas koncertit të organizuar me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, njoftoi sot zyra e ish-presidentit afrikanojugor. "Zenani Mandela, 13 vjeçe, po kthehej me veturë nga koncerti i organizuar me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në stadiumin 'Orlando' kur ndodhi aksidenti'', theksoi Fondacioni Mandela në një komunikatë. "Zenani, e cila festoi 13-vjetorin e lindjes më 9 qershor ishte më e madhja e fëmijëve të Zoleka Seakamela dhe mbesa e nëntë e Nelson Mandelës", vijon komunikata. Ndërkohë, policia ka arrestuar shoferin e taksisë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE