Ahmadinexhad: Fuqitë E Mëdha Kërkojnë Monopolizimin E Teknologjisë
SHANGAI, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Fuqitë bërthamore kërkojnë të monopolizojnë teknologjinë dhe të pengojnë përdorimin e programit bërthamor paqësor, deklaroi sot në Shangai presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, dy ditë pas votimit të sanksioneve nga OKB kundër Ianit.
"Fuqitë bërthamore nuk i lejojnë të tjerët të përdorin energjinë bërthamore në mënyrë paqësore (...) edhe pse disa prej tyre kanë përdorur bomba shkatërruese", shtoi ai.
''Por fuqitë bërthamore kërkojnë të monopolizojnë shkencën dhe teknologjinë me qëllim për të mbrojtur interesat materiale'', theksoi presidenti, i cili po viziton ekspozitën ndërkombëtare të Shangait, në lindje të Kinës./
/ec/ a.jor.