English

Ahmadinexhad: Rezoluta E Okb-Së Nuk Do Të Ketë Asnjë Efekt

SHANGAI, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Rezoluta e re e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Iranit për programin bërthamor nuk do të ketë asnjë efekt, theksoi sot presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad. "Periudha e shantazhit dhe detyrimit është përmbushur'', shtoi presidenti gjatë vizitës në qendrën e ekspozitës ndërkombëtare në Shangai duke e cilësuar si instrument diktatorial Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votoi për të katërtën herë sanksionet kundër Iranit. Këto sanksione u kundërshtuan nga Ahmadinexhad, vendi i të cilit dyshohet për zhvillimin e një programi bërthamor ushtarak. Irani nuk e priti mirë mbështetjen e Pekinit, partneri kryesor ekonomik dhe tregtar, për votimin e rezolutës kundër Teheranit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE