Axhenda, 11 Qershor, Atsh
Ora 09:00 - Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të Shkollës Pedagogjike në Korçë.
Ora 10:45- Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës 9 vjeçare në Udenisht të Pogradecit
Ora 09:00 - Fondacioni Rosselli i Torinos dhe Shoqata kulturore italo-shqiptare "Syri Blu", në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane dhe Ambasadën italiane në Tiranë organizojnë në Hotel "Tirana International" bashkëbisedimin me temë "Kontributi i Shoqërisë civile në krijimin e Forumit të Miqësisë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë".
Ora 09.30 - Me rastin e Dites Boterore Kunder Punes se Femijeve, Ministria e Punes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, zyra e ILO-IPEC (Organizata Nderkombetare e Punes-Projekti kunder Punes se Femijeve) ne Shqiperi, Sindikatat e Arsimit, organizojne ne Hotel "Sheraton", Takimin e Nivelit te Larte per eliminimin e Punes se Femijeve.
Ora 10.00- Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, merr pjese ne seminarin shkencor "Menaxhimi i Qendrueshem i Ujerave Nderkombetare: Liqeni i Prespes", në Senatin e Rektoratit te Universitetit te Tiranes.
Ora 10:00 -Transparency International Albania jep një deklaratë për shtyp mbi shkeljen e ligjit per çështjen e Portabilitetit të Numrit në zyrat e saj në bulevardin "Gjergj Fishta", pranë ish-Ekspozitës "Shqiperia Sot".
Ora 11:00 -Presidenti Topi pret në një takim Kryetarin e Partisë për Drejtesi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në Presidencë.
Ora 12.00- Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit zhvillohen homazhe për nder të personalitetit të njohur të kulturës dhe të letrave shqipe, profesorit, studiuesit dhe shkrimtarit Gjergj Zheji.
KOSOVË
Ora 10:00 - Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Zbatimit të Ligjit për Narkotikë në nivel Ndërkombëtar (INL), David T. Johnson, fillon takimet në Prishtinë.
Ora 10:30 -Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ora 11:00 -Akademia solemne për Ditën e Prishtinës, 11 Qershorin.