Durrës, 11 Qershor, NOA – Një baba i shqetësuar, ndërsa ka pritur gjatë me ankth kthimin e djalit të tij në polici, u është drejtuar forcave të policisë për t’i dhënë ndihme.
Fjala është për 47-vjeçarin me inicialet S.Sh., banues në qytetin e Durrësit, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të djalit të tij, shtetasit Ermir Shulli.
Ky i fundit rezulton të jetë 16-vjeç, i lindur në Krujë dhe banues në qytetin bregdetar.
Ndërkaq, nga ana e forcave policore u bë shpallja në kërkim e djaloshit të ri, ndërsa po punohet intensivisht për gjetjen e tij.
Kurse materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit, për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA