English

Berisha del ne konference te jashtezakonshme per shtyp

Tirane, 11 qershor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha del në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Këtë e beri të ditur zyrtarisht për agjencinë NOA, një burim pranë kryeministrit.

Berisha pritet të dalë në orën 14.00 para gazetarëve në mjediset e kryeministrisë.

Zyrtarisht nuk konfirmohen arsyet e daljes para mediave. Disa burime thonë se Berisha do të flasë lidhur me një draft të evidentuar sot në disa media, përgatitur nga eurodeputete të djathtë dhe të majtë që hedhin idenë për arritjen e një kompromisi mes PD dhe PS.

Konferenca do të transmetohet në kohe reale nga NOA.

KOMENTE