English

Berisha i bën “lojë” Ramës, flet vetëm për Kosovën

Tiranë, 11 Qershor 2010 NOA – Konferenca për shtyp e kryeministrit Sali Berisha ishte vetëm një përkujtim për 11 vjetorin e hyrjes së trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe në të nuk u fol as edhe një nfjalë për ngërcin politik në vend.

Kryeministri ka sfiduar kështu kreun e opozitës i cili vetëm pak minuta më herët doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp ku tha se priste nga Berisha që të pranonte kompromis me të.

Ndërkohë burime nga Partia Socialiste i thanë agjencisë NOA se drejtuesit e forcës më të madhe të opozitës, prisnin shumë nga dalja e papritur e Berishës sot në orën 14.00 në konferencë për shtyp.

Por duket se kjo ishte vetëm një “lojë” e Berishës. Ai ka përshëndetur përvjetorin e njëmbëdhjetë të clirimit të Kosovës për pak minuta dhe pa pranuar të dëgjojë asnjë pyetje nga gazetarët, u largua nga podiumi duke mbyllur kështu, atë që zyra e shtypit të Kryeministrit, përmes një njoftimi me email dërguar mediave, e kishte konsideruar “konferencë për shtyp”.

r.n/NOA

KOMENTE