English

Bin Laden Junior, merr me “qira” britaniken

Tiranë, 12 qershor 2010 NOA/ Rid Bulku - Omar Bin Laden, fëmija i katërt i terroristit më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden, është detyruar të marrë një femër me “qira” për të pasur një fëmijë dhe kjo për një vlerë për më shumë se 12 mijë euro.

Diçka e tillë është zbuluar nga shtypi britanik që ka publikuar fotot e britanikes Louise Pollard, 24 vjeç, e cila është në Dubai për testimin e pjellorisë. 29 vjeçari Omar është i martuar me 54 vjeçaren Broun Jane Felix dhe tashmë kanë një djalë 6 vjeçar nga një martesë e mëparshme.

Çifti i martuar në vitin 2007 nuk është në gjendje për të pasur fëmijë. Për këtë arsye ata janë drejtuar në një faqe interneti për të gjetur donatorët e tyre. Nëse ky operacion për çiftin do të mbarojë me sukses atëherë Jane Felix Browne, do të dhurojë nipin e katërt për terroristin Osama Bin Laden.

Deri më tani tre përpjekjet e çiftit kanë dështuar por, së shpejti Pollard do të pësojë një test të ri shtatzënisë dhe nëse kjo do të dështojnë, çifti ka premtuar se do të provojë dhe një herë të katërt.

Louise Pollard e cili deri më tani ka lindur dhe tre fëmijë të tjerë është shfaqur në televizion për të pohuar kontratën e nënshkruar me Bin Laden.

Për përfshirjen e mundshme emocionale të lindjes së një fëmijë ajo tha: “Do të përdorur vezë vetëm të nënës dhe spermën e babait, kështu që diçka e tillë nuk më përfshin”.

Omari dhe bashkëshortja e tij janë takuar në një udhëtim në mes të piramidave në Egjipt në mars 2007.

Ata u martua vetëm një muaj më pas në dy ceremoni të veçanta në Egjipt dhe Jeddah. Jane Felix Browne është konvertuar në fenë Islame dhe ndërroi emrin në Zaina Mohamad Al Sabah Bin Laden.

Gruaja tashmë ka tre fëmijë të rritur nga një marrëdhënie e mëparshme.

r.b/NOA

KOMENTE