Kandahar, 11 qershor 2010 NOA - Është të paktën nëntë civilë të vdekur dhe tetë të plagosur raporti i përkohshëm i shpërthimit të një bombe në anë të rrugës në provincën jugore të Kandaharit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kryetarit të bashkisë. Zona mbetet në rrezik shumë të lartë ku për këtë arsye, Kryeministri GB, David Cameron, ka anuluar një vizitë të planifikuar në një bazë përpara të forcave britanike.
Shpërthimi i bombës la të vdekur nëntë civilë, duke përfshirë këtu katër gra dhe tre fëmijë.
Në këtë sulm i cili ndodhi në rrugën kryesore që lidh Kandaharit me provincën fqinje Helmand, janë gjithashtu dhe tetë civilë te plagosur dhe këtë e bëri të ditur Zalmay Ayubi, një zëdhënës për autoritetet lokale.
Në provincën e Kandahar është përshkallëzuar në vazhdim dhuna dhe kjo që kur NATO ka njoftuar se këtë muaj është nisur një sulm ndaj Talibanëve të kësaj zone.
Ditën e enjte në një sulm vetëvrasës gjatë një dasme në qarkun e Arghandab u vranë 40 vetë.
r.b/NOA