Tiranë, 12 qershor 2010 NOA/ R.Bulku - Philpots Michelle, është një grua 47-vjeçare, e cila prej disa kohësh, zgjohet çdo mëngjes duke menduar se është ende në vitin 1994.
Burri e bind atë çdo ditë gruan që shihni në foto se njihen dhe se kanë qenë të martuar për 13 vjet që në vitin 1997 kur siç e shihni në foton e tretë, u kurorëzuan. Këtë ritual, i shoqi detyrohet ta bëjë përditë, duke bërë apelin tek gruaja që sapo nis ditë e re nuk e njeh më bashkëshortin.
47 vjeçarja, angleze, ka pësuar dy aksidente të rënda në vitin 1985 dhe 1990, duke dëmtuar trurin dhe si rrjedhojë çdo ditë humbet kujtesën e një dite më parë.
Aksidentet kanë ndodhur me makinen qe shihni në foto.
Megjithatë, gjithë çka ndodhur deri në vitin 1994, ajo e mban mend, madje çdo gjë me detaje.Philpots Michelle është një vullnetare për personat në aftësi të kufizuar dhe e praktikon atë tri herë në javë Këto vite, shtëpia është plot me shënime të ngjitura dhe kjo për ti kujtuar takimet e saj.
Kjo është si të jetosh në të njëjtën ditë por, çdo ditë”, - tha Michelle për “Daily Mail”. Gruaja 47 vjeçare mban shënim të gjithë emrat e personave që takon dhe me vete mban gjithmonë një sistem navigacioni i cili ka të regjistruar në memorie adresën e shtëpisë së saj.Historia e gruas të kujton filmin “50 takimet e para” (“50 First Dates”), me Adam Sandler dhe Drew Barrymore. në të cilin Lusi, e luajtur nga Drew Barrymore, vuan nga humbja e kujtesës dhe harron çdo ditë Henrin, të dashurin e saj.
r.b/NOA