English

E mitura denoncon 20-vjeçarin: Më përdhunoi, përfitoi nga mosha ime e vogël

Durrës, 11 Qershor, NOA – Një djalë 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte denoncuar pranë saj për kryerjen e marrdhënieve seksuale me dhunë nga një e mitur.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore së Durrësit, për agjencinë e Lajmeve NOA sipas të cilave, i ndaluari quhet Fundim Smoqi, lindur e banues në Pjezë të Shijakut, me arsim vetëm 8-klasë, i padënuar më parë.

Mësohet se denoncimi ndaj tij u krye prej një 14-vjeçare, banuese në një nga fshatrat e Durrësit, e cila deklaron se prej disa muajsh ka patur lidhje intime me 22-vjeçarin.

Sipas saj, ai duke përfituar nga mosha e vogël e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të dëmtuarën.

Materialet proceduriale për veprën penale të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE