English

Ekon - Banka Qendrore Evropiane E Kënaqur Nga Situata Financiare Në Greqi

VJENË, 11 qershor /ATSH-MIA/ - Banka Qendrore Evropiane është e kënaqur nga zhvillimi i situatës financiare në Greqi për konsolidimin e buxhetit, deklaroi presidenti i kësaj banke, Jean-Claude Trichet. "Në Greqi ka shenja se konsolidimi buxhetor po përparon mirë në pesë muajt e parë të vitit 2010", theksoi Trichet. Sipas tij, ndryshimet janë në korrelacion me reformat strukturore dhe lejojnë rimëkëmbjen e besimit. Ai shtoi se edhe shtetet tjera po përpunojnë masa për konsolidimin e buxhetit. Shefi i bankës bëri paralele mes krizës financiare dhe katastrofës ekologjike në Gjirin e Meksikës dhe, sipas tij, mund të nxirren shumë mësime nga situata të tilla krize./ a.jor.
KOMENTE