Ekonomi - Nafta Përfundon Me Rënie Të Dukshme Në Nju Jork, Nën 74 Dollarë
NJU JORK, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Çmimi i naftës ra dukshëm sot në Nju Jork, pasi fuçia e naftës e mbylli javën me më pak se 74 dollarë, e ndëshkuar nga rënia e papritur e shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara dhe një prodhim industrial më i vogël nga sa pritej në Kinë.
Në New York Mercantile Exchange (Nymex), fuçia e "light sweet crude" për furnizimet e korrikut përfundoi me 73,78 dollarë, në rënie të dukshme prej 1,70 dollarë në krahasim me ditën e djeshme.
"Shifrat zhgënjyese të shitjeve me pakicë e nxitën tregun drejt rënies", shpjegoi Tom Bentz, i BNP Paribas.
Ato ranë më tepër nga çdo parashikim në Shtetet e Bashkuara në maj, pas shtatë muaj radhazi rritjeJE, me 1,2 për qind në krahasim me prillin (në të dhëna të korrigjuara të luhatjeve të stinës).
Kjo shifër i dha pak mbështetje dollarit ndërkohë që investuesit e shqetësuar, po kërkojnë siguri.
"Fakti që Shtetet e Bashkuara janë konsumatori më i madh i naftës në botë i ka bërë investitorët të shqetësohen për faktin që kërkesa nuk po rritet aq sa pritej", shpjegoi Bart Melek, i BMO Capital Markets.
/I.Pu.