English

Fillon një “reality show” për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve

Francë, 11 Qershor NOA - Për të pajtuar izraelitët dhe palestinezët në Francë është krijuar një “reality show” i ri. Kështu që në muajin shtator, pritet që në një shtëpi afër Marsejës, gjashtë izraelitë dhe gjashtë palestinezë në moshë 18 vjeçare, të mbyllen për tre javë dhe të regjistrohen nga kamerat franceze të drejtuara nga producenti Mohamed Ulad. Protagonistët e kësaj shfaqjeje duhet të negociojnë mes tyre dhe kjo për të arritur një marrëveshje paqeje.

I titulluar “Marrëveshjet e Marsejës”, ky transmetim maratonë i drejtpërdrejtë, ka si qëllim të krahasojë të rinjtë e të dy vendeve, duke treguar dallimet dhe pikat e kontaktit, me shpresë për të siguruar një kontribut të vogël për të arritur një paqe të vërtetë.

Faqja e internetit e gazetës “Le Figaro”, e ka mbështetur së tepërmi këtë nismë, megjithatë ka specifikuar se programi nuk do të jetë një shfaqje e vërtetë e realitetit sepse imazhet e saj nuk do të transmetohen drejtpërdrejt dhe me siguri do të jenë për 24 orë në 24.

Sipas autorëve, programi do të jetë i ndarë në dhjetë episode nga 26-minuta dhe do të transmetohet nga Franca 5.

r.b/NOA

KOMENTE