English

Fishe Teknike/Kuvendi Gati Për Miratim Ligjet Që Kërkojnë Shumicë Të Cilësuar

TIRANË, 11 Qershor/ATSH/.- Një sërë projektligjesh të rëndësishme, që kërkojnë miratimin me një shumicë të cilësuar (84 vota), të mbetura 'peng' i bojkotit të zgjatur të deputetëve të majtë, por disa edhe të mbartura nga legjislatura parardhëse, presin të miratohen në këtë sesion në Kuvend. Hyrja e opozitës në Kuvend më 25 maj i dha mundësi maxhorancës të rikthejë për votim në parlament një sërë ligjesh të rëndësishme, që kërkojnë shumicë të cilësuar (84 vota) dhe që kishin mbetur 'peng' i bojkotit të zgjatur të deputetëve të majtë, që nga fillimi i kësaj legjislature më 7 shtator 2009, pas zgjedhjeve të përgjitshme të 28 qershorit. Më e prituri mbetet projektligji me ndikim në zhvillimin e jetës ekonomike dhe pjesë e reformës në Drejtësi është ai "Për Gjykatën Administrative", i mbetur pa votuar që nga seanca e fundit e Kuvendit të kaluar. Më poshtë vijojnë ligjet e pavotuara, të 'trashëguara' nga legjislatura e kaluar dhe që janë përfshirë në programin e punës së Kuvendit për periudhën (14 qershor-29 korrik): 1. P/ligji "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative". 2. P/ligji "Për ndryshimin e emrit të fshatit Qendër Komunë". 3. P/ligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 "Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë". 4. P/ligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8449, datë 27.01.1999 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar". 5. P/ligji "Për një shtesë në ligjin nr. 10040, datë 22.12.2008 "Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë". 6. P/ligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë". 7. P/ligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë". Punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së XVIII-të i Shqipërisë, mbyllen në 29 korrik, për të rifilluar në fillim të muajin shtator./a.s//n.m/
KOMENTE