Fitorja e dytë për britanikun në Seritë Botërore të Red Bull Cliff Diving 2010 në Jukatan më 6 qershor 2010
Më shumë foto, te GALERIA
Jukatan, Meksikë, 11 Qershor 2010 NOA - Perceptimi i tij personal për ketë garë është “fantastik” dhe paraqitja e Gary Hunt gjatë atyre ditëve mund të përshkruhet me këtë fjalë: 25-vjeçari me një stil shumë të veçantë arrti kulmin e tij me fitoren e dytë në garën e javës së kaluar në Seritë Botërore të Red Bull Cliff Diving 2010 në Jukatan, Meksikë. Rrethimi ekzotik i Cenote Ik Kil ishte vendi perfekt për hedhjet nga lartësia 27.25m në ujin tmerrësisht të ftohtë.
Pas një vendi të dytë në hapjen e serive në La Rochelle, Francë, tre javë më parë, nëntë herë kampioni i botës Orlando Duque nga Kolumbia u rendit i treti (348.40 pikë) ndërsa rusi Artem Silchenko mori vendin e dytë (363.05 pikë).
Në renditjen e përgjithshme, mbas 2 nga 6 ndalesat e kampionatit, anglezi Hunt kryeson me një rezultat prej 40 pikësh përpara Orlando Duque (29 pikë) dhe Artem Silchenko (27 pikë).
Vendi ku u realizuan hedhjet ishte në formën e një vrime me diametër 60m me ujë, 39m e thellë dhe përdorej si vend i sakrificave për kohërat para-kolumbiane.
Duke qenë vendi më i vetmuar nga të gjitha vendet ku do të zhvillohen seritë e Red Bull Cliff Diving 2010, vetëm pak turistë vështruan hedhjet e lira më 6 qershor në Jukatan.
Për ndalesën e tretë Seritë Botërore do të kthehen në Evropë dhe do të mirëpriten nga pika më e nxehtë verore në Norvegji, Kragerø, më 14 korrik 2010.
Çfarë janë Seritë Botërore të Red Bull Cliff Diving 2010: Zhytësit më të mirë në botë, gjashtë konkurrime sfiduese, hedhje nga lartësitë deri në 26 metra me një profesionalizëm të rrallë.
Një përzgjedhje shumë e veçantë e vendeve, duke filluar nga vendet urbane dhe deri tek ato më të rrallat.
Për herë të dytë, raporti ndërmjet përzgjedhjes së vendeve të njohura dhe vendeve të reja është 50-50. Duke filluar në 15 maj në La Rochelle (Francë), seritë bënë një turne mbi Oqeanin Atlantik për në Meksikë (Jukatan) dhe do të kthehet sërish në Evropë për konkurrimin në Norvegji (Kragero-Fjord), Itali (Polignano a Mare) dhe Zvicër (Sisikon), përpara se të arrijnë në vendin e origjinës së sportit, Hawaii (USA), më 12 shtator për finalen e madhe.
Konkurrentët në Red Bull Cliff Diving vlerësohen nga pesë anëtar jurie nga vende të ndryshme të botës duke u nisur nga shkalla e vështirësisë e hedhjes së tyre.
i.l/r.n/NOA