English

Itali -Shqiperi, Diskutohen Prespektiva Te Reja Zhvillimi Ne Fushen E Bujqesise

-Zhvillon punimet në Tiranë, Forumi Shqipëri-Itali mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve- TIRANE, 11 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- "Perspektiva të reja të bashkëpunimit shqiptaro-italian dhe zhvillimit në fushën e bujqësisë dhe agroindustrisë", ishte tema kryesore që u diskutua sot në Forumin Shqipëri-Itali mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve, që u organizua nga Ambasada Italiane në Tiranë, në mjediset e Hotel Tirana Internacional. Në këtë aktivitet, që u organizua në kuadër të evenimentit "Dy popuj, një Det një Miqësi,"Ambasadori i Italise në Tiranë, Saba D'Elia, në fjalën e mbajtur me këtë rast, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë që ekziston në një spektër të gjerë fushash, midis dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë, dhe vuri theksin në prespektivat e reja për zhvillimin bujqësor të Shqipërisë, mbështetur, në praktikat dhe projektet më të mira që sipërmarrësit italianë kanë zbatuar ne vendin tonë. Në një kohë që vendi juaj, tha ambasadori D'Elia, ka hyrë në një rrugë të re zhvillimi, mundësitë e bashkëpunimit teknik shkencor agrobujqësor, janë të shumta. Ambasadori solli në vëmendje të pjesëmarrësve, disa prej projekteve të rëndësihme që zbatohen në vendin tonë si INTERREG, Adriamend, Kooperacioni italian etj, që sot kanë lënë gjurmë në përvojat më të mira bashkohore për bujqësisë shqiptare. Në këtë kuadër, ai ftoj biznesin italian për të ndërmarrë projekte të përbashkëta me agrobiznesin shqiptar. Punimet e forumit vunë theksin në nxitjen e e forcimin e më tejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me synim zhvillimin e shërbimit dhe bujqësisë dhe rritjen e standarteve në këta sektorë. /a.gj/
KOMENTE