English

Kërkesa: 10 Qershori të shënohet zyrtarisht në Kosovë dhe Shqipëri

Prishtinë, 11 Qershor 2010 NOA - Lëvizja për Bashkim vlerëson se është e habitshme dhe e pakuptimtë që data 10 Qershor të mos shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë edhe në Republikën e Shqipërisë dhe kudo që jetojnë shqiptarët, si një festë kombëtare.

Duke u uruar “mbarë popullit shqiptar” 10 Qershorin, Lëvizja për Bashkim thekson se kjo është një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë.

“Është e padiskutueshme se 10 Qershori i vitit 1878 do të shënohet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, sepse pikërisht në këtë ditë do të sublimohen përpjekjet shekullore të popullit tonë për çlirim kombëtar dhe do të na e japin organizatën e parë politike e ushtarake mbarëkombëtare”, - thuhet në qëndrimin e LB.

Prandaj Lëvizja për Bashkim kërkon nga organet zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës që 10 Qershori të hyjë në kuadrin e festave zyrtare të të dy vendeve dhe të shënohet me dinjitet, ashtu siç e meriton kjo datë e shënuar e historisë.

a.b/NOA

KOMENTE