Kirgistan - Arrin Në 23 Numri I Të Vdekurve Nga Përleshjet E Dhunshme
BISHKEK, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 23 persona u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme gjatë natës në Och dhe në disa rajone fqinje në jug të vendit, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë kirgize të Shëndetësisë.
"Në rajonin Och, numri i të vdekurve nga përleshjet e dhunshme arriti në 23'', theksoi një zëdhënës i ministrisë.
Qeveria e përkohshme në Kirgistan, që mori pushtetin pas një kryengritjeje popullore në muajin prill, dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme në Och, bastion i presidentit të rrëzuar Kurmanbek Bakiev./
a.jor.