Kirgistan - Të Paktën 14 Të Vdekur Dhe 100 Të Plagosur Nga Përleshjet E Dhunshme
BISHKEK, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 14 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në përleshjet e dhunshme gjatë natës në Och dhe në disa rajone fqinje në jug të vendit, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë kirgize të Shëndetësisë.
"Në rajonin Och, numri i të vdekurve nga përleshjet e dhunshme arriti në 14 persona'', theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
''Të paktën 126 persona u dërguan në spital nga plagët e marra si pasojë e përleshjeve të dhunshme që filluan dje në mbrëmje në Och'', shtoi ai.
Qeveria e përkohshme në Kirgistan, që mori pushtetin pas një kryengritjeje popullore në muajin prill, dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim në Och, bastion i presidentit të rrëzuar Kourmanbek Bakiev dhe në distriktet fqinje të Karasus, Aravan dhe Ouzgen./
/ec/ a.jor.