English

Kriza - Rehn: Planet E Spanjës Dhe Greqisë Në Drejtimin E Duhur

HELSINKI, 11 qershor /ATSH-ANSA/ - Planet për rregullimin e bilanceve në Spanjë dhe Greqi po shkojnë në drejtimin e duhur dhe Madridi nuk do ta ketë nevojën për fondin e emergjencës të Evropës, siç u shkrua sot në shtypin gjerman, deklaroi sot komisioneri për punët Monetare dhe Ekonomike të BE-së, Olli Rehn, në prag të konferencës së organizuar në Helsinki nga Banka e Finlandës dhe nga Banka e Italisë. "Spanja po merr vendime kurajoze", deklaroi Rehn duke shpjeguar se si rritja ekonomike "është në vijim, pavarësisht se modeste dhe graduale". /e.v/
KOMENTE