English

Kroacia Shpreson Në Përfundimin E Bisedimeve Të Anëtarësimit Në Be Brenda Këtij Viti

ZAGREB, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Kroacia shpreson të përfundojë në fund të këtij vitit bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian që të mund të anëtarësohet plotësisht në vitit 2012, deklaroi sot kryeministrja kroate, Jadranka Kosor. "Objektivi ynë është përfundimi i negociatave teknike para përfundimit të këtij viti për të mundësuar nënshkrimin e marrëveshjes së anëtarësimit vitin që vjen", deklaroi Kosor, e cila citohej nga agjencia e lajmeve HINA. "Besoj se po ecin ngadalë por sigurisht drejt fundit të kësaj rruge të gjatë", shpreh ajo. Kosor e bëri këtë deklaratë ngjatë një konference për shtyp në Bruksel pas një takimi me presidentin e BE-s, Herman Van Rompuy. Ish-republika jugosllave ka hapur 30 nga 35 kapitujt e bisedimeve që vendet kandidate duhet të shqyrtojnë dhe aktualisht 18 kapituj prej tyre janë mbyllur. Kosor deklaroi se pret së shpejti hapjen e tre kapitujve të fundit./ /i.p/
KOMENTE