English

Kryeministri Britanik Cameron Zhvillon Një Vizitë Në Emiratet E Bashkuara Arabe

ABU DABI, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Abu Dabi, ku u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Khalifa ben Zayed Al-Nahyane, njoftoi agjencia zyrtare arabe e lajmeve Wam. Liderët, të cilët u takuan për herë të parë pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga Cameron, biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajonin e Lindjes së Mesme, sipas të njëjtit burim. Cameron zhvilloi dje një vizitë në Afganistan gjatë së cilës ai deklaroi se Britania e Madhe nuk do të dërgojë trupa ushtarake shtesë në Afganistan, para se të anulonte për arsye sigurie një vizitë në një bazë të përparuar nga forcat britanike në jug të vendit./ /i.p/
KOMENTE