English

Maqedonia nuk është prioritet në axhendën e BE-së

Shkup, 11 Qershor, NOA – Eksperti britanik për çështje ndërkombëtare, Florian Biber, ka theksuar se Maqedonia nuk është prioritet në axhendën e Bashkimit Evropian.

Profesori i universitetit prestigjioz anglez “Kent” dhe i shkollës londineze për ekonomi dhe shkenca politike, Florian Biber ka shtuar se BE ka pritur zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pas mos-suksesit sigurisht se ka hequr nga axhenda këtë vend.

“Është e qartë se porosia se fillimi i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë nuk janë prioritet për BE-në. Me këtë po dëshmohet edhe sinjali që po dërgohet nga Brukseli këto ditë. Maqedonia tanimë nuk është ndër prioritetet e BE-së, edhe në kuptimin që të ketë një kujdes për këtë vend”, ka theksuar Biber.

Diplomati evropian ka theksuar se presidenca spanjolle nuk kishte bërë asgjë për Maqedoninë dhe përpjekjet për fillimin e negociatave, dhe se tërë kohën ishte mbajtur ana greke.

NOA-INA

KOMENTE