Milano, 11 Qershor, NOA – Një kometë po mbërrin në orbitën e Tokës dhe bëhet me dijeni se gjatë datave 15-16 qershor mund shihet me sy të lirë në qiell, pasi do ndodhet në tranzit në pikën më të afërt të Tokës.
Ajo është C/2009 A1 (McNaught) dhe do tyë ndodhet në pikën më të afërt të Tokës në 1,13 AU, ndërsa që tani ajo është e dukshme në dylbi të vogla dhe me teleskope.
Tani shkëlqimi i saj është reduktuar (magnitudë 6), por duhet gradualisht që të kthehet dhe gjithnjë e më shumë do ta shtojë madhësinë e saj, duke qenë e ndritshme si yjet e Arushës së Madhe.Ndërkaq, kometa C/2009 R1, jo e rregullt, u zbulua në shtator të vitit të kaluar nga astronomi britaniko-australian Robert H. McNaught duke përdorur teleskopin Schmidt të Observatorit Upsala.
McNaught është një gjahtar i famshëm i kometave dhe disa dhjetra të tilla mbajnë emrin e tij.
n.e/NOA