English

Mjekësi - Depresioni Sëmundja Mbizotëruese Deri Në Vitin 2030

SHËN PETËRBURG, 11 qershor /ATSH-MIA/ - Depresioni dhe problemet e ngjashme psikike me të deri në vitin 2030 do të zënë vendin kryesor në listën e problemeve shëndetësore që do të prekin popullatën botërore duke lënë pas tyre sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet malinje, paralajmëruan shkencëtarët në Kongresin e Asociacionit Botëror Psikiatrik në Shën Petërburg. Anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, profesori zviceran Norman Sartorius deklaroi se vlerësimet tregojnë se rreth 150-200 milionë njerëz në botë vuajnë nga forma të ndryshme të depresionit. "Kjo patologji po fiton përmasa gjithnjë e më të mëdha, pa marrë parasysh sistemin ekonomik dhe social të kësaj apo asaj shoqërie", deklaroi Sartorius. ''Në Rusi, një në gjashtë banorë ka nevojë për këshilla dhe ndihmë nga shërbimi psikiatrik'', deklaroi anëtari i Akademisë ruse të Shkencave Mjekësore, Jurij Aleksandovski./ a.jor.
KOMENTE