Tiranë, 11 qershor, NOA - Piktori Edi Hila kthehet pas dy vitesh me ekspozitë personale në të njëjtën galeri, “Zeta”, në Tiranë. "Ndër kohë" quhet kjo ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor.
"Paraqitje komplekse e realitetit në të cilin jetojmë" e quajnë organizatorët atë që pritet të shohë publiku nga punët e viteve të fundit të Edi Hilës.
Prezantohen shtatë punë të artistit Edi Hila, që u përkasin viteve 2009-2010.
Pikturat që ekspozohen për herë të parë për publikun janë të realizuara në teknikën e vajit mbi kanavacë. Kryesisht kompozime dhe krijime që sjellin vazhdimësinë e stilit të artistit Edi Hila.
m.s/NOA