Tiranë, 11 Qershor, NOA – Janë zhvilluar paraditen e sotme në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, homazhet për studiuesin, shkrimtarin dhe përkthyesin e letrave shqipe Gjergj Zheji i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
Sipas kreut të këtij institucioni, puna e Gjergj Zhejit do të mbetet një nga më të çmuarat në fushën e artit shqiptar dhe se ai diti ta kthejë punën në art.
Gjergj Zheji ia përkushtoi jetën e tij përkthimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës shqipe.
Ai do të mbahet mend për veprat e tij “Baza e vargëzimit shqiptar”, “Vargu i këngëve të kreshikëve”, romanet “Kullat”, “Rusha” etj.
Dje me anë të një mesazhi të veçantë, vdekjen e tij e ka ngushëlluar edhe President ii Republikës, Bamir Topi.
n.e/NOA