Otunbajeva: Situata Mbetet E Tendosur Në Jug Të Kirgistanit
BISHKEK, 11 qershor /ATSH-ATSH/ - Situata mbetet e tendosur në jug të Kirgistanit pas valës së dhunës ku si pasojë humbën jetën të paktën 17 persona dhe 200 të tjerë u plagosën, deklaroi sot presidentja e përkohshme, Roza Otunbajeva.
"Situata mbetet e tendosur'', theksoi ajo në një komunikatë.
"Të tilla konflikte ndodhën edhe në muajin maj. Ne arritëm të merrnim nën kontroll situatën duke dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme. Sot ne duhet të vendosim një shtet rrethim'', shtoi ajo.
Sipas komunikatës, shtetrrethimi në qytetin Och dhe rajonet fqinje të Kara-Souou, Aravanit dhe Ouzgenit do të jetë në fuqi deri më 20 qershor, për shkak të dhunës ndëretnike mes uzbekëve dhe kirgizëve./
/ec/ a.jor.