English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 11 QershorATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të premten: Gazeta " Koha Jonë" KE VIZAT NUK DO TË KETË ASNJË VONESË Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, tha dje se Parlamenti dhë Këshilli Europian do të marrin pa vonesa vendimin mbi heqjen e vizave. Bëri thirrje që partitë të gjejnë zgjidhje për ti dhënë fund ngërçit politik. Tituj të tjerë: Buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak do të mblidhet në shtator Gjykata Administrative, PS kundër: Është politike Gazeta " Shqip" PROKURORIA "PROVIM" PARA EKSPERTËVE TË KE Në ditën e tretë të qëndrimit të tyre në Shqipëri, ekspertët ligjorë të Komisionit Europian kanë marrë në pyetje sërish krerët e Prokurorisë së Tiranës për luftën kundër krimit të organizuar. Tituj të tjerë: Urdhëri i mjekut, Doktori nuk e ka shkelur Kodin e Etikës Ndahet nga jeta i pazëvendësueshmi Gjergj Zheji Gazeta " Panorama" SHERR TE "BANDA E DURRËSIT" LUL BERISHA BRAKTIS GJYQIN Prania në gjykatë e një dëshmitari të shumëpërfolur në proçesin gjyqësor të 'Bandës së Durrësit', tek Krimet e Rënda u bë dje shkak për zhvillimin e një seance të tensionuar me debate të forta mes palëve Tituj të tjerë: Nëna e Bleona Matës: U rrëmbye në kullotë, hetim shoqeve Krerët e rretheve nisin zgjedhjet e reja në PS Gazeta " Shekulli" NIS SOT KAMPIONATI BOTËROR I FUTBOLLIT , KUSH JANË FAVORITËT Tridhjetë e dy ekipe finaliste, tridhjetë e dy trajnerë për një trofe, atë të kampionatit botëror Afrika 2010. Tituj të tjerë: Hetim parlamentar Bankës së Shqipëqrisë Pronat arrestohen krerët e hipotekës Gazeta Shqiptare PE HARTON NJË MARRËVESHJE AFAT NJË JAVË PËR FIRMOSJEN Bashkimi Europian u lë një javë kohë për firmosjen e një marrëveshjeje të përbashkët Kryeministrit Berisha dhe Kreut të PS-së, Edi Rama. Në rast se kriza nuk zgjidhet deri në këtë afat, vendi kërcënohet me ngrirjen e liberalizimit të vizave. Tituj të tjerë: Rama takime të veçanta me deputetët në Komisione PD thirrje opozitës , të kufizojmë imunitetin/ s.d/
KOMENTE