English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 11 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Pjesëtari i MPB të Serbisë i "shpëton" nga duart Policisë së Kosovës, lë pas dokumentet zyrtare të identifikimit - Policia dokumenton praninë e MPB-së serbe në veri - Dragisha Antiq është hasur të mërkurën rreth orës 21:00 në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, por kur është thirrur të ndalej, ka kapërcyer një mur rrethues të një shtëpie private, duke ia arritur t'ia mbathte nga aty. Pas vetes ka lënë distiktivin personal të Policisë së Serbisë dhe një kartë anëtarësie në Partinë Radikale Serbe të kriminelit të luftës Vojislav Sheshel Tituj të tjerë: EULEX-i paralajmëron arrestime edhe në veri të Kosovës Petritsch: Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër Thaçi kërkon pakt kundër korrupsionit, opozita s'i beson Bundestagu akuzon Qeverinë e Kosovës për korrupsion KFOR-i ende nuk do të nisë fazën e dytë të zvogëlimit "Express" Në Mitrovicë - Loja me dhunë- Në Kodrën e Minatorëve, një lojë u shndërrua në dhunë. Pesë të rinj shqiptarë aty po luanin futboll. Ata u sulmuan dhe u rrahën rëndë nga një bandë e ekstremistëve serbë. Policia arresoi pesë serbë të dyshuar për këtë sulm. Mitrovica vazhdon të mbetet vend ku luhet me dhunë. Tituj të tjerë: Mbikëqyrja vazhdon - Prania ndërkombëtare do të vazhdojë në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se mbikëqyrja e pavarësisë po shkon drejt përmbylljes. Por, ICO thotë se Pakoja e Ahtisaarit nuk është implementuar ende. Burg i përjetshëm për gjenocid Të liqtë e ligjit Koment - Sillemi dhe pështillemi "Tribuna shqiptare" NATO e vlerëson stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë - Reduktim pas analizave Tituj të tjerë: Tiranë - BE s'pyet për Ramën - "Procesi i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga humori i Ramës", - thotë Majlinda Bregu. Prishtinë - Jo politizimit - Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të mos politizohet lufta kundër korrupsionit. Shkup - S'ka përçarje të shqiptarëve - Organizatat dhe shoqatat shqiptare kanë mohuar kategorikisht zërat që flasin për përçarje në mes tyre. Demonstratë kundër vendimit të Kushtetueses - "Lidhja është gjallë" Të hënën mblidhet GDN Serbët sulmojnë shqiptarët Shqipëria drejt privatizimeve "Zëri" Nuk u konfiskohet pasuria - Institucionet e Kosovës ende nuk kanë filluar përgatitjet për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme Tituj të tjerë: Kundër autonomisë për veriun - Ideja që veriut t'i jepet autonomi e veçantë, nuk mbështetet as nga shqiptarët e as nga serbët Mbi 40 policë me diploma false Mbikëqyrjes po i vjen fundi Editoriali - Djemtë e mirë, djemtë e këqij "Lajm" Njëmbëdhjetë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s, datat e çlirimit mbeten konfuze - Prishtina "çlirohet" para Kosovës Tituj të tjerë: Kryeminsitri paralajmëroi fundin e pavarësisë së mbikëqyrur - Dëshira e Thaçit Lëvizja "Vetëvendosje" demonstron në Prizren - Në mbrojtje të emblemës Banorët shqiptarë të Kodrës së Minatorëve kërkojnë nënstacion policor në lagje - Kërcënojnë me zhvendosje Pa strategji për ngritjen ekonomike të vendit - Zhvillim i pakontrolluar Banorët e Debëlldesë e radikalizojnë presionin - Kundër kompensimit gjysmak "Epoka e Re" Njeriu i Feithit: Te Limaj gjithçka OK! Tituj të tjerë: Thaçi: E thyem heshtjen dhjetëvjeçare në luftimin e korrupsionit Qeveria Thaçi ka paguar mbi 2 milionë euro borxhe të qeverive të tjera Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Johnson, sot në Kosovë "Kosova Sot" Prokuroria speciale dhe policia hetojnë mitmarrjet në burgje - Skandaloze: Mijëra euro ryshfet për të blerë lirinë Tituj të tjerë: 12.5 milionët nuk i kthehen ende PTK-së Heshtja që stimuloi dhe prodhoi shkeljet ligjore Demarkacioni me Malin e Zi, i bllokuar Takim për autostradën Editoriali - Populli me dy flamuj "Bota Sot" Kush janë milionerët e Kosovës? - Cilët janë njëqind zyrtarët më të pasur të Kosovës Tituj të tjerë: Bashkimi LDK-LDD, rruga e vetme për rikthimin e fuqisë - Rrëfimi i deputetit Adem Salihaj për braktisjen e LDD-së Pajtohen për luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar - Takohen Thaçi e Bentler Luftë korrupsionit po, por jo politizimit! - Kryeministri hedh poshtë akuzat e opozitës EULEX-i i ngathtë dhe i pavullnetshëm në Veri Hetimet e byrosë politike në "partinë" ndërkombëtare "Infopress" KFOR-i dhuron barna me afat të skaduar! Tituj të tjerë: Integrimi ka kritere Mos ndaloni! - Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka përkrahur luftën e nisur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Pa kompromis ndaj të keqës Limaj, i kënaqur me "Bechtel&Enka" Sulmohen rëndë pesë shqiptarë në veri Editorial - Për shtet që ia vlen /s.s./
KOMENTE