Pedofili - Gjermani - Arrestohet Një Prift I Dyshuar Për Abuzime
BERLIN, 11 qershor /ATSH-ANSA/ - Prokuroria e Kasel kërkoi sot arrestimin e një prifti gjerman i cili dyshohet për abuzime seksuale me një të mitur.
Prifti 49 vjeçar është arrestuar dje. Ai dyshohet se ka abuzuar me një nga fëmijët e vegjël të altarit për më shumë se 30 herë.
Në një komunikatë të publikuar sot, dioqeza e Fuldas u shpreh e tronditur nga ngjarja në fjalë.
/e.v/