Polici/ Arrestohen Tre Te Rinj, Dyshohen Per Disa Vjedhje Ne Tirane
TIRANE, 11 Qershor/ M.Shkurta/-Forcat e Policisë së Tiranës arrestuan tre të rinj, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal për vjedhje në kryeqytet.
Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur për ATSH-në sot se, "forcat e seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në kuadër të operacionit të koduar "Rrugicat", arrestuan një ditë më parë shtetasit: Kastriot Izsmailaj, 19 vjec, Besmir Natolli, 21 vjec, dhe Valmir Gecaj, 21 vjec, banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjerin, të enjten në rrugën "Ded Gjon Luli", grabitën me dhunë një bashkëmoshatarin e tyre, duke i marrë atij një varëse floriri si dhe sendet personale".
Nga hetimet e kryera deri tani, rezulton se ky grup kriminal në bashkëpunim midis tyre, kanë realizuar disa vjedhje në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.
Policia bën të ditur gjithashtu se, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon punën hetimore për të dokumentuar tërësisht aktivitetin e tyre kriminal, me tendencë grabitjen me dhunë./a.m//n.m/