Republika Çeke Përfshihet Nga Temperatura Tropikale
PRAGË, 11 qershor /ATSH-MIA/ - Vala e nxehtë që ka përfshirë këtë javë Republikën Çeke, arriti dje rekordin e temperaturave që nuk janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit.
Në një pjesë të metropolit çek temperatura shënoi 33,3 gradë Celsius, çka përbën tejkalim të rekordit të vjetër 82-vjeçar, ndërkohë që zhiva tregoi temperatura maksimale edhe në stacionet meteorolgjike në pjesët jugore dhe lindore të vendit, në qytetet Çeshke Budejovice dhe Ostrava.
"Temperaturat maksimale u regjistruan në 42 për qind të territorit të vendit'', njoftoi zëdhënësi i Entit Hidrometeorologjik Çek duke shtuar se ky mot do të zgjasë edhe sot kur priten temperatura deri në 34 gradë Celsius.
Javën e ardhshme temperaturat duhet të jenë maksimumi 24 gradë Celsius./
a.jor.