English

Shangai - Ahmadinexhad: Obama Ka Gabuar Rëndë Ndaj Popullit Iranian

SHANGAI, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë një gabim të rëndë dhe do të pengojë marrëdhëniet miqësore me popullin iranian, deklaroi sot presidenti Mahmud Ahmadinexhad dy ditë pas votimit të sanksioneve të reja nga OKB kundër Iranit për programin bërthamor. "Mendoj se presidenti Obama ka bërë një gabim të rëndë (...) ai e di që rezoluta nuk do të ketë asnjë efekt", deklaroi presidenti iranian gjatë vizitës në Kinë në ekspozitën ndërkombëtare të Shangait. "Shumë shpejt, ai do të shikojë që nuk ka bërë zgjedhjen e duhur dhe ka bllokuar rrugën drejt marëdhënieve miqësore me popullin iranian'', shtoi ai. / /ec/ a.jor.
KOMENTE