English

Shba - Obama Kërkon Mbështetje Për Iranianët Që Luftojnë Për Liri

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të mbështesë iranianët që luftojnë për liri, një vit pas rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit, Mahmud Ahmadinexhad. Samantha Power, këshilltare e presidentit amerikan për të drejtat e njeriut, lexoi një mesazh të presidentit amerikan, Obama gjatë një takimi të organizuar nga një fondacion privat ''National Endowment for Democracy'', në kujtim të atyre që protestuan kundër zgjedhjeve në Iran. "Është përgjegjësi e të gjithë popujve dhe vendeve të lira të shprehin në mënyrë të qartë që ne jemi përkrahës të atyre që luftojnë për liri, drejtësi dhe dinjitet'', deklaroi Obama në këtë mesazh. "Kurajo e iranianëve është një shembull për ne dhe na vë para sfidës për të ndjekur përpjekjet tona për t'iu nënshtruar rrugës së historisë në kuptimin e drejtësisë'', shtoi Obama./ /ec/ a.jor.
KOMENTE