English

Shkoder: Konference Per Kerkimet Shkencore Universitare

SHKODËR, 11 Qershor/ATSH-G. Marku/- Përfaqësues të Universiteve të Shkodrës, Tiranës, Kosovës dhe Maqedonisë, kanë marrë pjesë sot në një konferencë dyditore të orgnizuar në qytetin e Shkodrës. Të përqëndruar në temën "Për nivele e standarte europiane në veprimtarinë kërkimore e shkencore universitare", drejtuesit e universiteteve pjesëmarrëse janë ndalur në temat që lidhen me këtë proces, ndër të cilat ishte edhe ajo e mbajtur nga rektori i Universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi, i cili u ndal kryesisht në temen "Kërkimi shkencor, pjesë integrale e strategjisë së Universitetit të Shkodrës". Gjatë punimeve të kësaj konference referuan edhe drejtues dhe pedagogë nga Universitetet e Shkodrës, Tiranës, Kosovës dhe Maqedonia, të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë drejtim, por ndërkohë edhe sugjeruan pika bashkëpunimi gjatë periudhës në vazhdim. Prof. as. Dr. Fatmir Vadahi, zëvendësrektor i Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, i cili ishte edhe bashkëorganizator me Universitetin UFO të Tiranës, tha për ATSH-në se "qëllimi i kësaj konference përkon drejtpërdrejtë me prioritetet e Universiteteve tona, zhvillimin e arsimit të lartë dhe përballjen sa më të denjë me sfidat e zhvillimit." /a.ke/
KOMENTE