Sport-Botëror/ Grupi A, Afrikanojugorët Kërkojnë Fitoren Në Ndeshjen E Parë
TIRANË, 11 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Pritja mbaroi. Kampionati Botëror "Afrika e Jugut 2010" nis me ndeshjen e grupit A, kur Afrika e Jugut do të presë rivalen e parë të saj, Meksikën, në Johanesburg.
Asnjë vend mikpritës nuk e ka humbur ndeshjen e tij hapëse në finalet e Botërorit. Meksikanët kanë pasur nderin të hapin kompeticionin edhe në katër raste të mëparshme (1930, 1950, 1958 dhe 1970) dhe kanë dështuar në fitimin e këtyre ndeshjeve.
"The Bafana Bafana" nuk kanë fituar kurrë një ndeshje në finalet e Kupës së Botës dhe shkojnë në ndeshjen e parë me peshën e kombit organizator mbi supet e tyre.
Shpresat janë të mëdha pasi ata nuk kanë humbur në 13 ndeshjet e fundit nën urdhrat e trajnerit Karlos Parrera, ku shkëlqejnë fitoret kundër Kolumbisë dhe Danimarkës. Të udhëhequr nga dyshja në formë, Steven Pinaar dhe Katlego Mphela, Afrika e Jugut duket më e fuqishme se kurrë.
Meksikanët janë të gatshëm t'u provojnë vendasve se është shumë e vështirë të fitosh me ta. "El Tricolor" janë një përzierje midis eksperiencës dhe rinisë, me lojtarë të tillë të talentuar si Xhovani dos Santos dhe Karlos Vela, por edhe me futbollistë me përvojë si Gerardo Tomtato, Cuauhtemoc Blanco dhe Rafael Marquez.
Shumica e punës krijuese të Afrikës së Jugut vjen nga klasi i mesfushorit të Evertonit. Pienaar bëri një paraqitje mbresëlënëse në Premier League dhe pritet që të shkëlqejë edhe në para tifozëve të shtëpisë së tij.
Ndërsa nga njerëzit që duhet ndaluar nga formacioni i Meksikës është kapiteni Markez, i cili luan një rol më mesfushor të ngarkuar nga trajneri Javier Aguirre. Mbrojtësi i Barcelonës synon të përmbushë misionin e tij kundër Afrikës së Jugut.
3 është numri i ndeshjeve që kanë zhvilluar dy skuadrat, të gjitha në territor neutral. Meksikanët kanë fituar 2 herë, ndërkohë që Afrika e Jugut vetëm një herë. Takimi i fundit midis tyre daton në vitin 2005.
Uruguai - Francë do të jetë ndeshja e mbrëmjes në ditën e parë të Kupës së Botës "Afrika e Jugut 2010". Takimi i fundit midis dy skuadrave rezultoi një 0-0 i mërzitshëm në fazën e grupeve të Botërorit të Kore/Japoni 2002, një rezultat që kontribuoi në eliminimin e hershëm të dy ekipeve.
Ndeshja e dytë e Kampionatit Botëror "Afrika e Jugut 2010" vendos përballë njëri-tjetrit dy ish-kampionë të botës: Uruguain, fitues në vitin 1930 dhe 1950; dhe Francën, që nga ana e saj ka triumfuar në vitin 1998.
Me Afrikën e Jugut dhe Meksikën që ndeshen midis tyre në takimin hapës në Grupin A, tri pikët janë shumë të rëndësishme për cilindo ekip në takimin e Cape Toun.
Me gjithë traditën e pasur në futboll, dy ekipet patën rrugë jo të lehtë për të mbërritur në Afrikën e Jugut, të dy skuadrat e siguruan vendin përmes kualifikimeve në play-off.
Ndërsa "La Celeste" kaloi bindshëm Kosta Rikën, "Les Bleus" kaluan Irlandën pas një asisti me dorë të Tieri Henrisë në ndeshjen e kthimit
Dueli kyç i mbrëmjes pritet të jetë mes sulmuesit uruguajan Diego Forlan dhe mbrojtësit francez Uilliam Gallas.
Grupi A
Afrika e Jugut-Meksika
Johansburg (Soccer City satdium), E premte, 11 qershor, 16:00
Uruguai-France,
Cape Toun (Green Point Stadium), E premte, 11 qershor, ora 20.30
/s.s./