Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Dhe Uruguai Ndahen Në Paqe 0-0
TIRANË, 11 Qershor/ATSH- Gjergji Mima/ .- Skuadrat e Francës dhe Uruguajit u ndanë në barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin A.
Kavani, Gargano, Kaseres, Henry dhe Maluda e kanë nisur takimin nga stoli, ndërsa dy trajnerët, Tabarez dhe Domenek, kanë zbritur në fushë dy skuadra që më tepër kanë menduar për të mos pësuar se sa për të shënuar.
Pjesa e parë ka qenë mjaft e mërzitshme, ku të dyja ekipet kanë sulmuar fare pak dhe kanë pasur vetëm nga një rast për shënim.
E njëjta tablo është shfaqur edhe në pjesën e dytë, ku loja është zhvilluar kryesisht në mesin e fushës.
Ndërkohë 10 minuta para përfundimit të ndeshjes një ndërhyrje e rëndë e mesfushorit të Uruguajit, Lodeiro, ndaj mbrojtësit francez, Sanja, i ka kushtuar atij kartonin e kuq.
Epërsia numerike ka bërë që francezët të sulmojnë më tepër në minutat e fundit, duke kërkuar edhe një 11 metërsh, por arbitri japonez Nishimuar nuk ka akorduar faull.
Një godtje e gabuar dënimi e Henrisë në kohën shtesë, ka qenë rasti i fundit i një ndeshjeje të varfër në raste.
Uruguai - Francë 0-0
Cape Toun (Green Point Stadium),
Uuguai: Muslera, Victorino, Lugano, Godin, A. Pereira, Maxi Pereira, Diego Perez, Arevalo, Nacho Gonzalez, Forlan, Suarez. Trajner: O. Tabarez.
Franca: Lloris, Sagna, Gallas, Abidal, Evra, Gourcuff, Toulalan, Diaby, Govou, Ribery, Anelka.Trajner: Raymond Domenek
/s.s./