English

Trazira në Kirgizistan, 26 të vdekur dhe 300 të plagosur

Kirgizistan, 11 Qershor, NOA – Kirgizistani është përfshirë sërish nga protestat dhe trazirat e mëdha, prej të cilave mësohet se kanë mbetur mëse 26 të vrarë dhe gati 300 persona të plagosur.

Ndërkaq, autoritetet shtetërore në këtë vend të Azisë Qendrore kanë instaluar trupat dhe mjetet e blinduara në përpjekje për te rivendosur rendin dhe ligjin atje, duke shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Kjo situatë ka rishfaqur frikën për destabilitet në këtë vend, jo vetëm nga banorët e tij, por edhe vetë ndërkombëtarët.

Presidentja e përkohshme e vendit, Roza Otunbayeva ka bërë thirrje për qetësi:

"Në emër të qeverisë së përkohshme, unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëv te Kirgistanit, sidomos banorët e Osh rajonit për ruajtjen e paqes. Bashkëatdhetarët te nderuar mos bini prej ndaj provokimeve”, ka qenë deklarata e saj.

Duke u bërë thirrje banorëve që të tregohen të përmbajtur, të qetë dhe kundër çdo veprimi të nxituar që mund të çojë në viktima.

n.e/NOA

KOMENTE