Turqi-Armeni - Ankaraja Nis Një Projekt Për Çështjen E Masakrave
ANKARA, 11 qershor /ATSH-ANSA/ - Historianët turq kanë nisur të punojnë mbi një projekt për çështjen armene në të cilin do të marrin pjesë rreth 300 studiues dhe ekspertë nga dhjetëra vende të ndryshme, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolli.
Projekti, i titulluar "Marrëdhëniet turko-armene në histori dhe çështja armene", do të përfshijë më shumë se 500 kërkime dhe artikuj, dhe kur të përfundojë do të publikohet në 20 volume me rreth 700 faqe secili.
Armenia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje prej rreth një shekulli për çështjen e masakrave kundër armenëve që ndodhën në kohërat e perandorisë otomane, të cilat armenët i cilësojnë si gjenocid. Por ky një përkufizim i kundërshtuar nga Ankaraja sipas së cilës të vdekurit ishin viktima të një lufte të ashpër civile në të cilën vdiqën edhe mijëra turq.
/e.v/