English

Turqia, Greqia Dhe Italia Marrëveshje Për Një Gazsjellës

ANKARA, 11 qershor /ATSH-ANSA/ - Turqia, Italia dhe Greqia do të nënshkruajnë të hënën në Ankara një memorandum për realizimin e një gazsjellësi me të cilin do të angazhohen shoqëritë energjetike nga të treja vendet, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve, Anadolli. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvillohet në ambientet kryesore të Shoqërisë shtetërore turke të naftës, "Botas". Ndër të tjerë, në ceremoninë e nënshkrimit do të jenë edhe drejtori i përgjithshëm i "Botas", Fazil Senel, drejtori i qendrës ndërkombëtare për burime të rinovueshme dhe projekte speciale të Italisë, (Edison), Roberto Poti dhe presidenti i Këshillit të administratës së shoqërisë greke për gazin natyral "Depa", Harry Sachinis. /e.v/
KOMENTE