English

TVSH thotë se ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të Botërorit 2010

Tiranë, 11 qershor 2010 NOA – Televizioni Publik Shqiptar thotë se Kampinati Botëror i Futbollit është një transmetim i tij ekskluziv falas për të gjithë shqiptarët.

Ky pohim u bë sot në mesditë nga drejtues të programit sportive në TVSH të cilët theksuan se “Kampionati Botëror i Afrikës së Jugut është blerja më e madhe që është bërë" dhe shtuan se "TVSH ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtij botërori”.

Ndërkohë, ky botëror është paralajmëruar prej disa muajsh se do të transmetohet në platformën dixhitale tokësore dhe satelitore Digitalb në kanalet Supersport 1, 2, 3, 4 dhe 5 si dhe në kanalet HD 1, 2, 3, 4, kanale të cilat janë me pagesë.

Kampionati Botëror i Futbollit pritët të nisë pas pak në Afrikën e Jugut me dy ndeshje, e para ajo Afrikë e Jugut – Meksikë e cila zhvillohet në orën 16.00 dhe tjetra në mbrëmje ora 20.45, mes Uruguajit dhe Francës.

r.n/NOA

KOMENTE