Tiranë, 11 Qershor, NOA – Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës ka ngritur një padi pranë organit të akuzës për 20 subjekte, të cilat kanë abuzuar me faturat e ujit të pijshëm dhe ndërhyrjet në rrjet.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë drejtori i këtij institucioni, Sait Dollapi, i cili e ka dorëzuar sot padinë në prokurori në ngarkim të këtyre subjekteve, duke pohuar edhe se Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës ka gati padinë për 30 subjekte të tjera, të cilat kanë abuzuar njësoj me ujin e pijshëm.
Sipas tij, këto subjekte private kryesisht lavazhe, të cilat abuzojnë me përdorimin e ujit, por ka edhe familjarë që do të vihen në sitë nga Ujësjellësi për mosshlyerje detyrimesh.
Gjithashtu, Dollapi theksoi se janë pushuar nga puna edhe 6 faturues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit për shkak të mbifaturimit të qytetarëve.
Sipas tij, do të shqyrtohen sërish ankesat e qytetarëve për mbifaturim dhe në rastet kur do të kontatohen shkelje do të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët të cilët janë mbifaturuar.
n.e/NOA