English

Afganistan - Një Ushtar I Nato-S Dhe Katër Policë Të Vrarë Nga Dhuna E Talebanëve

KABUL, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Një ushtar i NATO-s dhe katër afganë u vranë sot nga dhuna në jug dhe lindje të Afganistanit, njoftoi NATO dhe autoritetet afgane. Ushtari i huaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine artizanale në jug të vendit. Ky është ushtari i 28-të nga forcat ndërkombëtare i vrarë këtë javë në Afganistan. Kombësia e viktimës nuk bëhet e ditur, por më shumë se dy e treta e ushtarëve të vrarë këtë vit kanë qenë amerikanë. Të paktën 258 ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit në Afganistan. Në të njëjtën kohë, katër policë u vranë nga talebanët gjatë dy sulmeve në provincën e Kandaharit, bastion i rebelëve islamikë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE