English

Bare: Opozita Eshte E Gatshme Per Kompromis

TIRANË, 12 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste rikonformoi sot gadishmërinë e opozitës për kompromis në zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së, Besnik Bare, reagoi ndaj deklaratës së fundit të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut Cavusoglu, i cili ishte shprehur se "opozita na premtoi zgjidhjen e krizës, por në fakt këtë nuk e ka bërë ende". "Ne e vlerësojmë maksimalisht interesin, që z. Cavusoglu paraqet për Shqipërinë dhe duam ta informojmë se opozita ka bërë maksimumin e saj për zgjidhje e krizës dhe nuk është shkak i saj. Përkundrazi, opozita është e gatshme të bëjë kompromisin", tha Bare në reagimin e tij. /a.s//n.m/
KOMENTE