English

Barroso: Të mos ketë dyshime, euron nuk e ka sulmuar asnjë strategji e fshehtë

Bruksel, 12 Qershor, NOA - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, deklaron se nuk ka ndonjë sulm të organizuar ndaj monedhës së përbashkët evropiane, euro, siç po aludohet së fundmi në qarqet ekonomike.

Sipas tij, presioni i tregjeve financiare mbi euron nuk synon monedhën unike në tërësi, por borxhet e disa vendeve anëtare, të cilat muajt e fundit kanë shënuar nivele të larta të tyre.

Eshtë fakt se gjatë javëve të fundit, monedha euro arriti në kuotimin e saj më të ulët gjatë katër viteve, duke krijuar kështu dyshimet se ndaj saj ishte parapërgatitur ndonjë strategji e veçantë prej kushedi se kujt.

Por Barroso e ka hedhur poshtë një fakt të tillë se gjithçka ka ndodhur për shkak të luhatjeve me ekonominë të shumë vendeve evropiane, të cilat janë prekur nga borxhi.

"Për herë të parë ishim të pranishëm jo në një sulm kundër euros, por në një sulm kundër borxhit të disa vendeve të zonës euro", deklaroi Barroso në një konferencë në Lisbonë, lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më pas se situata aktuale përbën një test për vetë parimin e solidaritetit evropian dhe të të qenit nën një emblemë të përbashkët, siç është monedha euro.

Ndërsa në lidhje me recesionin ekonomik të mjaft vendeve në Evropë, presidenti i Komisionit Evropian, deklaroi se pasojat e tij ankthet e qytetarëve dhe përpjekjen për të

vepruar secili për vete.

n.e/NOA

KOMENTE