SHBA, 13 Qershor NOA - Një njeri i bllokuar për tri ditë me krahun në aparaturën e ndezjes së ngrohësit në bodrumin e shtëpisë ka prerë gjymtyrën e tij duke shpëtuar jetën e tij.
Mjekët e spitalit “Hartford”, ku Jonathan Metz ishte transportuar dhe është operuar, kamë vlerësuar së tepërmi nismën dhe guximin e tij duke theksuar se një veprim i tillë i ka shpëtuar jetën.
Metz ishte bllokuar ditën e diel, ndërsa ai ishte duke punuar në impiantin e ngrohjes për shtëpinë. Alarmi për këtë incident erdhi vetëm të mërkurën, kur një koleg, i shqetësuar për zhdukjen e tij, hyri në shtëpi dhe vuri re gjithçka.
Në pamundësi për të marrë autoritetet ai përdori makineri të rënda për të nxjerrë mikun tij nga kjo situatë.
Njeriu, i cili ka jetuar vetëm në shtëpi, tha se ai shpëtoi duke pirë nga pak ujë që gjendej në bodrum.
Kur vuri re plagën e krijuar në krahun e tij të mbërthyer në impiantin e ngrohjes vendosi të priste gjymtyrën dhe e mbërtheu fort atë për të mos humbur sasi të mëdha gjaku.
r.b/NOA